Ndërlidhjet

Militantët e IS-it kanë publikuar më tepër video pamje të masakrës


Pamje e një pjesëtari të militantëve të IS-it në qytetin e okupuar të Tikritit

Pamje e një pjesëtari të militantëve të IS-it në qytetin e okupuar të Tikritit

Grupi militant, Shteti Islamik (IS) ka publikuar video pamje të papara deri tash, për masakrën që e kanë kryer në qershor të vitit 2014, kundër rekrutëve ushtarakë shiitë në Tikrit të Irakut.

Personat e armatosur të këtij grupi ekstremist i kanë ekzekutuar më tepër se 1,700 kadetë, të zënë në një bazë ushtarake afër Tikritit, në verën e vitit 2014.

Shumica ishin ekzekutuar në kompleksin e ish-Pallatit presidencial të Saddam Husseinit në Tikrit.

Pamjet, që më parë nuk janë parë, i tregojnë viktimat duke u lutur për jetën e tyre dhe ekzekutimet në shkallë industriale, meqë viktimat binin nga kamionët dhe më vonë të shtrirë në të dy anët në varre të cekëta masive, i vrisnin një nga një.

Kjo video është transmetuar katër ditë pasi një gjykatë në Bagdad i ka dënuar 24 vetë me vdekje.

XS
SM
MD
LG