Ndërlidhjet

Liderët evropianë takohen sërish sot për borxhin grek


Ilustrim
Ilustrim

Liderët e vendeve të eurozonës sot në Bruksel, pritet të rimblidhen në samit. Ata do të takohen në mëngjes për të shqyrtuar kërkesën për kompomis nga ana greke për shpëtim nga falimentim.

Preben Aamann, zëdhënës i presidentit të Këshillit Evropain Donald Tusk, ka thënë se samiti do të rifillojë sot.

Propozimi për kompromis pason 4 orë bisedime në mëngjesin e 13 korrikut. Në këto bisedime kanë marrë pjesë Alexis Tsipras, presidenti francez Francois Hollande dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Kryeministri Tsipras gjithashtu më 12 korrik ka shpenzuar 8 orë duke u përpjekur që të bindë kreditorët e tij ndërkombëtarë, në përpjekje për t'i bindur për arritjen e një marrëveshjeje për ndihmë.

Greqisë i duhet marrëveshje me kreditorët për të parandaluar falimentimin dhe daljen nga eurozona.

XS
SM
MD
LG