Ndërlidhjet

Vazhdojnë bisedimet bërthamore në Vjenë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Diplomatë nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë planifikuar të vazhdojnë bisedimet edhe në mëngjesin e 13 korrik, në një përpjekje për të arritur një marrëveshje përfundimtare bërthamore, e cila do të lehtësonte sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Pas më shumë se dy javë negociata, duke përfshirë tre shtyrje të afatit përfundimtar për të arritur një marrëveshje, ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se afati, nuk do të shtyhet më përtej datës 13 korrik.

Negociatorët kanë marrë pjesë në bisedime mbrëmë deri në orët e vona. Ata do të kthehen sot dhe do të rishikojnë atë që zyrtarët iranianë e quajë “dokumenti 100 faqesh”.

Të gjitha palët kanë thënë se janë afër që të arrihet marrëveshje. Por, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry më 12 korrik, pas takimit me Zarif, ka thënë se “çështjet e mëdha” vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.

XS
SM
MD
LG