Ndërlidhjet

Rusi: Së paku 12 ushtarë vdesin nga rrënimi i kazermës


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Së paku 12 ushtarë rusë kanë vdekur dhe 19 të tjerë janë në spital, pasi një pjesë e kazermës së paratrupave në qyteti siberian Omsk është rrënuar.

Agjencia shtetërore ruse TASS citon Ministrin e Mbrojtjes duke thënë se 337 ushtarë ishin në kazermë në kohën e rrënimit të saj, 38 në segmentin e ndërtesës që është rrënuar.

Ministria ka thënë më vonë se deri më tani ata kanë gjetur në rrënoja 12 viktima, ndërkaq kërkimet për shpëtimin e ushtarëve të tjerë po vazhdojnë.

Shkaktari i rënimit ende nuk dihet.

XS
SM
MD
LG