Ndërlidhjet

Dënohet me vdekje një grua në Emirtatet e Bashkuara Arabe


(©Shutterstock)
(©Shutterstock)

Emirtatet e Bashkuara Arabe kanë ekzekutuar një grua 31 vjeçare pasi kishte vrarë një mësuese kopshti në dhjetorin e vitit 2014.

Ala’a Badr Abdullah al-Hashemi, qytetare e Emirateve të Bashkuara Arabe, është dënuar me vdekje, pasi kishte therur për vdekje Ibolya Ryan në një qendër tregtare në Abu Dhabi.

Autoritetet thonë se Hashemi e kishte kryer këtë vepër pasi ishte inspiruar nga militantët.

Ryan ka qenë nënë e binjakëve, që në kohën e vrasjes ishin 11 vjeç.

Ajo ka pranuar se e ke vrarë Ryan sepse e ka parë që është e huaj.

Hashemi ka pranuar po ashtu se ka tentuar që të bombardojë një apartament ku jetonte një doktor amerikano-egjiptian, por bomba ishte çmontuar nga policia.

Mbështetësëit e grupit militant Shteti Islamik, u bëjnë thirrje myslimanëve në mbarë botën që të vrasin emigrantë perëndimor.

XS
SM
MD
LG