Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Rifillon gjykimi ndaj gazetarit të Washington Post


Jason Rezaian

Jason Rezaian

Media shtetërore në Iran thotë se gjykimi ndaj gazetarit të Washington Post, Jason Rezaian po zhvillohet sot.

Gazetari amerikano-iranian është duke u akuzuar për spiunazh si dhe për shpërndarjen e propagandës së Shteteve të Bashkuara në Republikën Islamike.

Rezaian, i cili është në burg që një vjet, i mohon të gjitha akuzat. Ai po gjykohet në Gjykatën Revolucionare të Iranit.

Nëse dënohet, Rezaian rrezikon 10 deri 20 vjet burgim.

Detajet mbi çështjen e tij janë vështirë të dihen, pasi që të gjitha seancat gjyqësore ndaj tij zhvillohet me dyer të mbyllura.

Shtete e Bashkuara, Washington Post dhe grupet e të drejtave të njeriut, e kanë dënuar burgosjen dhe gjykimin e gazetarit amerikano-iranian.

Gruaja e Rezaian, e cila është fotoreportere gjithashtu ka qenë e arrestuar në korrik të vitit 2014 në Teheran. Ajo më pas është liruar.

XS
SM
MD
LG