Ndërlidhjet

Irak: Nis operacioni për të rimarrë kontrollin e Provincës Anbar


Ushtar irakian, foto nga arkivi
Ushtar irakian, foto nga arkivi

Trupat irakiane të mbështetura nga milicia shiite kanë filluar një operacion të madh për të rimarrë kontrollin e Provincës së Anbarit nga militantët e Shtetit Islamik, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë.

Zëdhënësi i Komandës së Përbashkët të Operacioneve, Yahya Rasool, ka njoftuar se operacioni ka nisur sot.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë gjë por zyrtarët ushtarakë kanë thënë se qyteti i parë që do të tentohet të merret është Falluxha.

Kjo ofenzivë vjen dy muaj pasi militantët e Shtetit Islamik morrën nën kontroll kryeqytetin e Provincës Anbar, Ramadi.

Kjo nuk është hera e parë që irakianët mundohen të kthejnë kontrollin e Anbarit.

Në maj, Qeveria irakiane ka thënë se po nisin një ofenzivë në Ramadi por prej atëherë e deri tash, trupat irakiane nuk kanë pasur ndonjë përparim të madh në terren.

XS
SM
MD
LG