Ndërlidhjet

logo-print

Diplomatët: Afër arritjes së marrëveshjes por s’ka garancë


Diplomatë nga Irani dhe 6 fuqitë botërore janë duke vazhduar bisedimet në Vjenë,në përpjekje për të arritur marrëveshje përfundimtare për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Diplomatët thotë se janë shumë afër arritjes së marrëveshjes por kanë paralajmëruar se nuk ka garancë.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka thënë sot se ai nuk mund të premtojë nëse “çështjet e mbetura mund të zgjidhen sonte apo nesër mbrëma”.

“Disa çështje akoma si kemi zgjidhur dhe deri sa t’i zgjidhim ato, ne nuk mund të themi se është arritur marrëveshje”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi ka thënë sot se shpreson që “të mos ketë më shtyrje të afatit” dhe të arrihet marrëveshja.

Irani dhe 6 fuqitë botërore e kanë caktuar datën e 13 korrikut, si afat për të arritur marrëveshje.

Mediat iraniane raportojnë se presidenti i vendit, Hassan Rohani citohet të ketë thënë se palët janë “shumë afër arritjes së marrëveshjes”.

“Ne jemi shumë afër edhe e ndjenë se kemi arritur aty ku duhet por kur shkon në bisedime e kupton se duhet bërëhapa të tjerë”, ka thënë Rohani.

XS
SM
MD
LG