Ndërlidhjet

Kryeministri i Rumanisë nën hetime për korrupsion


Victor Ponta
Victor Ponta

Kryeministri i Rumanisë Viktor Ponata është nën hetime për falsifikim, evazion fiskal dhe pastrim të parave parave, thanë sot prokurorët e vendit.

Ata, përmes një komunikate thanë se i kanë konfiskuar përkohësisht asetet e Pontës.

Hetimi gjerë kriminal, i cili filloi në muajin qershor, heton aktivitetet e kaluara të Pontës, si një avokat, para se të bëhej kryeministër.

Në atë kohë, Ponta ka qenë anëtar i parlamentit.

Ponta, 42 vjeçar, ka mohuar keqpërdorimet dhe ka premtuar se do të bashkëpunojë me prokurorët.

Këto hetime kanë nxitur thirrjet për dorëheqjen e Pontës.

Ponta është kryeministri i parë rumun i cili akuzohet dhe i konfiskohet pasuria.

XS
SM
MD
LG