Ndërlidhjet

Paraburgim prej 1 muaji, për të dyshuarit për terrorizëm


Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh Besnik Latifit, Enis Latifit, Milazim Haxhisë, Gazmend Halitit dhe Fehmi Musës.

Të pesë të apostrofuarit janë të dyshuar për terrorizëm dhe janë arrestuarme 11.07.2015, të liqeni i Badovcit.

Masa e paraburgimit ndaj të pandehurve është caktuar "për arsye se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale 'Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës'”.

XS
SM
MD
LG