Ndërlidhjet

Serbi: Darko Sariq dënohet me 20 vjet burgim


Darko Sariq
Darko Sariq

Një gjykatë e Serbisë ka dënuar një shef të gurpeve të drogës në Ballkan me 20 vjet burgim, për kontrabandim të 5.7 tonëve të kokainës nga Amerika Jugore në Evropë.

Darko Sariq, i cili insistonte në pafajësinë e vetë, nuk ishte i pranishëm gjatë leximit të verdiktit në Gjykatën e Serbisë për Krim të Organizuar.

Tetëmbëdhjetë pjesëtarë të tjerë të celulës u dënuan po ashtu deri me 20 vjet burgim, ndërsa tre të tjerë u liruan nga akuzat.

Sariq, 44 vjeçar u akuzua për kryesimin e një organizate të fuqishme kriminale, që ka kontrabanduar kokainë nga Kolumbia, Argjentina dhe Uruguai, përmes Ballkanit, nëpër Evropën Perëndimore në vitet 2008 dhe 2009.

Në tetor të vitit 2009, një dërgesë prej 2.7 ton kokainë e grupit të Sariqit u kap në afërsi të bregdetit të Uruguait në një aksion ndërkombëtar policor që përfshinte agjentët e SHBA-së.

XS
SM
MD
LG