Ndërlidhjet

Malala bën thirrje për ndihmë për sirianët


Malala Yousafzai
Malala Yousafzai

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe Malala Yousafzai u ka bërë thirrje shteteve të pasura për të bërë më shumë për të ndihmuar regugjatët në nevojë të Sirisë.

Malala, e cila bëri fushatë për të drejtën e fëmijëve për shkollim,foli të hënën gjatë një vizite në kampine e refugjatëve në Azraq të Jordanisë.

Ajo ishte e shoqëruar nga 17 vjeçari, Mezon al-Melihan, banor i kampit dhe ish activist për shkollim.

Që nga shpërthimi i konfliktit në vitin 2011 në Siri, më shumë se 4 milion sirianë janë larguar nga shtëpitë e tyre, shumica duke u strehuar në shtetet fqinje, si Jordania.

Agjencitë humanitare kërkuan 4,5 miliardë dollarë për vitin 2015 për t’iu ndihmuar refugjatëve, shumë prej të cilëve janë duke luftuar për ekzistencë. Ata u pajisën me më pak se gjysmën e mjeteve të kërkuara.

Malala, e cila i mbushi 18 vjet të dielën, i bëri thirrje botës që të shtojë ndihmën.

XS
SM
MD
LG