Ndërlidhjet

Turqia arreston 45 persona për përfshirje me Shtetin Islamik


Siluetat e disa prej personave të arrestuar në Turqi

Siluetat e disa prej personave të arrestuar në Turqi

Dyzetepesë të huaj janë arrestuar në Turqi pasi kanë tentuar të futen në Siri ilegalisht, për t’iu bashkuar grupit militant të Shtetit Islamik, raportojnë mediat turke.

Raportohet se grupi, ku kishte edhe gra e fëmijë, u ndaluan në Stamboll si dhe në qytetin juglindor të Gaziantep, pranë kufirit me Sirinë, mes 10 dhe 12 korrikut.

Sipas mediave vendore, shumica e të huajve ishin banorë të Taxhikistanit.

Ambasada e Taxhikistanit në Ankara dhe zyrtarë në Dushanbe i thanë Radios Evropa e Lirë sot se nuk kanë marrë ndonjë informatë zyrtare rreth arrestimeve.

Sipas autoriteteve të Taxhikistanit, rreth 300 banorë të vendit u janë bashkuar militantëve të Shtetit Islamik në Siri e Irak. Disa nga ta kanë shkuar në këto shtete bashkë me familjet e tyre.

Zyrtarët e Taxhikistanit thonë se shumica e militantëve janë radikalizuar në Rusi, ku më shumë se 1.2 milion banorë punojnë punë sezonale.

XS
SM
MD
LG