Ndërlidhjet

Afganistan: Rritet numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës


Sulmi pranë Kampit Chapman
Sulmi pranë Kampit Chapman

Numri i të vdekurve nga një shpërthim vetëvrasës me bombë pranë një baze ushtarake amerikane në Afanistan është rritur në 33, bëjnë të ditur zyrtarët afganë.

Sulmi ndodhi në një rrugë ushtarake, pranë Kampit Chapman në provincën lindore të Khost.

Mobariz Zadran, zëdhënësi i kryetarit provincial, tha se të gjitha viktimat janë civilë.

Pikë kontrolli drejtohej nga anëtarët e një njësie afgane që bëjnë roje për kampin e forcave amerikane atje.

Kampi Chapman kohë më parë përdorej nga CIA për të ndihmuar në sulmet kundër militantëve.

Baza tashmë përdoret nga trupa të huaj dhe afgane.

XS
SM
MD
LG