Ndërlidhjet

Lituania largon statujat e kohës sovjetike


Ilustrim
Ilustrim

Lituania është duke i larguar të gjitha statujat e kohës së Bashkimit Sovjetik që kanë mbetur në kryeqytetin e vendit.

Zëdhënësi i zyrës së kryebashkiakut, Aleksandras Zubriakovas, tha të hënën se punimet pritet të zgjasin disa javë.

Lituania ka filluar të largojë qindra simbole të kohës sovjetike pasi u nda nga Moska në vitin 1990, por shumë nga to kishin mbetur në kryeqytetin Vilnius.

Katër statuja që janë ende aty, që përshkruajnë ushtarë të Ushtrisë së Kuqe, punëtorë, studentë dhe fshatarë, ishin ngritur mbi urën historike të Gjelbër mbi lumin Neris në vitin 1952.

Më herët këtë viti, kryetari i Vilnius, Remigijus Simasius u betua se do t’i largojë këto statuja, pa marrë parasysh se disa politikanë nga partitë opozitare dhe historianë refuzojnë këtë vendim për arsye historike.

XS
SM
MD
LG