Ndërlidhjet

Savchenko përballet me 25 vjet burgim


Nadia Savchenko

Nadia Savchenko

Një aktakuzë për piloten e burgosur ukrainase Nadia Savchenko është dërguar në Gjykatën e qytetit në Donjeck, bëri të ditur sot Zyra ruse e Prokurorit të Përgjithshëm.

Aktakuza pritet të hapë rrugën për një gjykim.

Savchenko akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e dy gazetarëve rusë, që vdiqën vitin e kaluar derisa po mbulonin konfliktin në Ukrainë.

Ajo gjithashtu është e ngarkuar me akuzat për tentim-vrasje dhe se ka tentuar të hyjë ilegalisht në territorin rus.

Vladimir Markin, zëdhënës i Komitetit Hetues të Rusisë tha se Savchenko përballet me 25 vjet burgim.

Markin tha se “krimi si ky dënohet me burgim të përjetshëm”, por grave nuk iu jepet një dënim i tillë, sipas Kodit Kriminel të Rusisë.

Savchenko thotë se është sjellë ilegalisht në Rusi, pasi është grabitur nga separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrianës.

XS
SM
MD
LG