Ndërlidhjet

14 persona të vrarë në Kamerun


Boko Haram

Boko Haram

Të paktën 14 persona janë vrarë si pasojë e një shpërthimi në një lokal në një qytet në veri të Kamerunit, bëjnë të ditur zyrtarë ushtarakë.

Koloneli Didier Badjeck tha sot se tre ushtarë të Çadit ishin në mesin e të vrarëve nga bomba, që dyshohet së është vënë nga militantët ekstremistë të grupit Boko Haram në Fotokol, një qytet në kufi me Nigerinë.

Ai tha se asnjë ushtrar nga Kameruni nuk është lënduar.

Fotokol u sulmua nga ekstremistët islamikë në muajin shkurt, ku shumë njerëz u vranë dhe kishat e xhamitë u dogjën.

Ushtarë nga Kameruni dhe Çadi janë duke luftuar ekstremistët e Nigerisë nëpër disa fshatra e qytete, përfshirë Fotokolin, që është në kufi me Nigerinë.

XS
SM
MD
LG