Ndërlidhjet

Dhjetëra persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të një bombe brenda një xhamie në veri të Afganistanit, në mbrëmjen e 13 korrikut.

Jawed Basharat, zëdhënës i policisë së kësaj krahine, tha se besimtarët po prisnin për shpërndarjen e ushqimit pasi kishin agjëruar gjithë ditën, kur bomba shpërtheu, në qytetin Puli Khumri.

Shefi i policisë Abdul Jabar Purdeli i tha agjencisë së lajmeve AFP se eksplozivët kanë qenë të vendosur brenda në kompleksin e xhamisë.

Asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për këtë shpërthim.

Në ndërkohë, dy shpërthime tjera ndodhën në Kabul. Askush nuk u lëndua.

Dhuna vjen një ditë pas shpërthimimt vetëvrasës pranë një baze ushtarake amerikane, në juglindje të Afganistanint, shpërthim ky që la të vdekur 33 persona.

XS
SM
MD
LG