Ndërlidhjet

Vriten dy liderë të IS-it


Operacion kundër IS-it
Operacion kundër IS-it

Dy liderë të grupit militantë të Shtetit Islamik janë vrarë nga një sulm ajror në verilindje të Sirisë më 13 korrik, thotë një grup monitorues.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, i identifikoi liderët, Abu Osama al-Iraqi nga Iraku dhe Amer al-Rafdan nga Siria.

Rami Abdulrahman, kreu i Observatorit për të drejtat e njeriut nga Mbretëria e Bashkuar, tha se nuk mund të thuhet nëse sulmet ajrore janë bërë nga ushtria e Sirisë aapo nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, në provincën Hasaka.

Provinca Hasaka është e kufizuar me Turqinë në Veri dhe me Irakun në Lindje.

Grupi militant i Shtetit Islamik është duke luftuar edhe me forcat qeveritare të Sirisë edhe me luftëtarët kurdë sirianë, të cilët janë të mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të.

Al-Iraqi mbante titullin e “guvernatorit” në provincën e pushtuar nga IS-i, ndërsa Rafdan shërbente si guvernatori IS-it në provincën Deir al-Zor.

Sakëtësia e raportit ishte e pamundur të verifikohej.

XS
SM
MD
LG