Ndërlidhjet

logo-print

Diplomatët iranianë dhe ata perëndimorë thonë se Irani dhe gjashtë fuqitë e mëdha kanë arritur një marrëveshje historike bërthamore.

"E gjithë puna e vështirë është paguar dhe ne arritëm një marrëveshje", i tha sot një diplomat që mbeti anonim, agjencisë së lajmeve Reuters.

Associated Press citoi një diplomat perëndimor se ka thënë se pengesat përfundimtare janë zgjidhur.

Bashkimi Evropian thotë se ministrat e Jashtëm të Iranit dhe ata të grupit të fuqive më të mëdha botërore nga Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të përfundojnë bisedimet e tyre në Vjenë me një takim, duke filluar nga ora 10:30.

Negociatorët kanë zhvilluar bisedime në kryeqytetin austriak për 18 ditë për të arritur një marrëveshje sipas së cilës Teherani do të frenojë programin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Vendet perëndimore e akuzojnë Iranin se po kërkon të ndërtojë armë bërthamore, akuzë të cilën Teherani e mohon.

XS
SM
MD
LG