Ndërlidhjet

Netanyahu: Marrëveshja me Iranin, gabim historik


Benjamin Netanyahu
Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar marrëveshjen bërthamore të arritur mes Iranit dhe fuqive të mëdha botërore, dhe e ka quajtuar atë si "një gabim i keq, me përmasa historike".

"Irani do të marrë një rrugë të sigurtë ndaj armëve bërthamore", tha Netanyahu duke shtuar se "shumë nga kufizimet që janë menduar për të parandaluar atë, do të hiqen”.

"Irani do të marrë çmimin e parë, një burim të fitimit prej qindra miliarda dollarësh, të cilat do të mundësojnë që ai të vazhdojë të ndjekë agresionin dhe terrorin në rajon dhe në botë", shtoi ai.

Zëvendësministri i Jashtëm izraelit Tzipi Hotovely e quajti marrëveshjen për të frenuar programin bërthamor të Iranit në shkëmbim të ndihmave sanksioneve si "një dorëzim historik nga ana e Perëndimit ndaj boshtit të së keqes të kryesuar nga Irani".

XS
SM
MD
LG