Ndërlidhjet

Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Rusi


Avionët Tu-95MS

Avionët Tu-95MS

Një avion Tupolev Tu-95MS u rrëzua në rajonin e Khabarovsk në Lindjen e Largët të Rusisë.

Ministria e Mbrojtjes thotë se bombarduesi strategjik u rrëzua sot në mëngjes, gjatë një fluturimi-trajnimi, 80 kilometra nga kryeqyteti rajonal, Khabarovsk.

U bë e ditur se aeroplani nuk kishte ndonjë bombë në bord dhe ra në një vend të largët. Ekuipazhi që ishte brenda në avion, arriti të largohet para se avioni të rrëzohej.

Ky është avioni i dytë ushtarak që rrëzohet në rajonin Khabarovsk në tetë ditët e fundit. Më 6 korrik, një bombardues SU-24Mu rrëzua gjatë trajnimit, duke lënë të vdekur dy pilotët në bord.

Ministria e Mbrojtjes ka nisur hetimet për këto aksidente.

XS
SM
MD
LG