Ndërlidhjet

Obama: Marrëveshja e ka ndalur përhapjen e armatimit atomik


Barack Obama gjatë deklaratës së sotme në Shtëpinë e Bardhë ishte i shoqëruar nga zëvendëspresidenti Joe Biden

Barack Obama gjatë deklaratës së sotme në Shtëpinë e Bardhë ishte i shoqëruar nga zëvendëspresidenti Joe Biden

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se me marrëveshjen me Iranin, “ne e kemi ndalur përhapjen e armatimit atomik” në Lindjen e Mesme.

“Kjo marrëveshje nuk është ndërtuar në besim, por është ndërtuar në verifikime”, tha Obama, dhe ka shtuar se “ajo e ka mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar”.

Mëtutje, duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, i shoqëruar nga zëvendëspresidenti, Joe Biden, zoti Obama theksoi se “largimi nga kjo marrëveshje do të ishte papërgjegjësi”.

Obama tha se do të përdorte veto në çfarëdo legjislacioni në Shtetet e Bashkuara, që do ta parandalonte implementimin e marrëveshjes atomike me Iranin.

XS
SM
MD
LG