Ndërlidhjet

Hungari: Filloi ndërtimi i murit kundër imigrantëve


Autoritetet hungareze gjatë ndërtimit të metrave të parë të murit përgjatë kufirit me Serbinë
Autoritetet hungareze gjatë ndërtimit të metrave të parë të murit përgjatë kufirit me Serbinë

Ushtarët hungarezë dje e kanë filluar ndërtimin e murit kundërthënës në kufirin me Serbinë, që synon pengimin e hyrjes së imigrantëve ilegalë.

“Ka filluar puna në ndërtimin e seksionit të murit të përkohshëm të kontrollit kufitar”, thuhet në njoftimin e përbashkët të Ministrisë së brendshme dhe asaj të mbrojtjes.

Javën e kaluar, ligjvënësit e kanë miratuar ndërtimin e murit të lartë 4 metra, përgjatë kufirit prej 175 kilometrash me Serbinë, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, raporton AFP nga Budapesti.

Gjatë dy viteve të fundit, Hungaria ishte njëra nga rrugët kryesore të imigrantëve ilegalë, kryesisht nga Afganistani, Iraku, Siria dhe Kosova, që synonin të depërtojnë deri në Austri dhe Gjermani.

XS
SM
MD
LG