Ndërlidhjet

Kinë: Policia kineze i ka vrarë tre ujgurë të akuzuar për terror


Burrat dhe të rinjët ujgurë në një xhami në rajonin Xinjiang
Burrat dhe të rinjët ujgurë në një xhami në rajonin Xinjiang

Policia në pjesën verilindore të Kinës i ka qëlluar për vdekje tre ujgurë myslimanë, duke thënë se ishin terroristë dhe i kishin përdorë thikat për ta kundërshtuar arrestin.

Policia në qytetin Sheniang të Kinës tha, po ashtu, se një i dyshuar tjetër ishte plagosur gjatë incidentit të djeshëm.

“Policia ka shtënë vetëm pasi terroristët e inojruan tërheqjen e vërejtjes”, tha policia.

Kongresi Botëror i Ujgurëve, me seli në Munih të Gjermanisë, tha se personat e vrarë ishin në mesin e grupit të ujgurëve, që ishin përpjekut të largoheshin nga Kina nëpër kufirin verior.

Ujgurët janë pakicë myslimane në rajonin e largët perëndimor kinez, Xinjiang.

Pekini i akuzon separatistët ujgurë pëe terrorizëm në Xinjiang dhe në viset e tjera të Kinës.

XS
SM
MD
LG