Ndërlidhjet

Itali: Borxhi publik arriti rekord të ri të lartë


Ilustrim
Ilustrim

Borxhi publik i Italisë ka arritur në nivelin rekord prej 2,200 miliardë eurosh, që është më i lartë për 23.4 miliardë euro në muajin maj.

Kjo e dhënë e publikuar sot nga Banka Qendrore e Italisë ka shkaktuar kritika të ashpra të opozitës kundër ministrit të financave, Pier Carlo Padoan, se nuk ka arritur ta ulë ngarkesën e borxhit, që edhe kur ishte më e ulët kishte rrezikuar krizë të pakufizuar të borxhit, raporton AP nga Milanoja.

Ekonomia e Italisë vetëm tash ka treguar shenja të rritjes së qëndrueshme.

Shkalla e borxhit të Italisë është 132% të GDP-së, që është rritje në krahasim me vitin 2013, kur ishte 130%, ndërsa në vitin 2010, kjo shkallë ishte 120%.

Ministri Padoan i tha gaztës italiane, il Sole 24 Ore, se “para 18 muajve ne kemi rrezikuar shumë më tepër”, por reformat strukturale kanë ndihmuar në krijimin e “rrugës kah rritja”.

XS
SM
MD
LG