Ndërlidhjet

Ban Ki-moon: Bota po lëvizë kah “brezi pa AIDS”


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se bota po lëvizë kah “brezi pa AIDS”.

“Bota ka bërë mjaft në ndaljen dhe zvogëlimin e epidemisë AIDS”, tha sot Ban Ki-moon, në Adis Abebë të Etiopisë, dhe ka shtuar se “tash ne duhet të përkushtohemi për përfundimin e epidemisë AIDS”.

Këto komente ai i ka bërë pasi agjencia e Kombeve të Bashkuara raportoi për një rënie prej 35% në infektimet e reja me HIV, në krahasim me periudhën para 15 vitesh, dhe 41% rënie në vdekjet e ndërlidhura me sëmundjen AIDS.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara, UNAIDS, tha po ashtu, se tashmë është realizuar qëllimi që trajtim HIV të kenë 15 milionë njerëz deri në fund të vitit 2015.

Luftimi global kundër HIV-it i ka shmangur 30 milionë infektime të reja me HIV dhe afro 8 milionë vdekje të ndërlidhura me AIDS-in, prej vitit 2000.

XS
SM
MD
LG