Ndërlidhjet

Boehner: Ligjvënësit do ta shqyrtojnë marrëveshjen në detaje


John Boehner
John Boehner

Kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, John Boehner, tha se marrëveshja atomike e arritur nga Irani dhe fuqitë botërore, “me gjasë do ta nxisë garën e armatimit atomik në gjithë botën”.

Mëtutje zoti Boehner tha sot se marrëveshja do ta “forcoj” Teheranin, dhe ka shtuar se ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara do ta “shqyrtojnë hollësisht secilin detaj të kësaj marrëveshjeje”.

Më herët gjatë ditës, presidenti amerikan, Barack Obama, tha se do të vendos veto ndaj çfarëdo legjislacioni në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, që do ta parandalonte implementimin e marrëveshjes për ndaljen e programit atomik iranian, në këmbim për lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG