Ndërlidhjet

SHBA: Shqiptarja dhe italiani rrezikohen me burg për shkak të qenit


Ilustrim

Ilustrim

Një çift bashkëshortor në Shtetet e Bashkuara mund të dënohet me burg, pasi qeni i tyre e ka sulmuar për vdekje një person 46 vjeçar, afër shtëpisë së tyre në qarkun Lapir të Miçigenit, raporton AP.

Burri, Sebastiano Quagliata, dhe gruaja e tij, Valbona Lucaj, sot më vonë gjatë ditës e presin vendimin e një gjykate në këtë qark.

Ata janë të akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, por në dëgjimin në gjykatë në muajin prill, nuk e kanë kontestuar faktin se janë pronarë të qenit të rrezikshëm, që ka shkaktuar vdekje.

Personi Craig Sytsma, ishte sulmuar nga dy qenë të tjerë dhe qeni i çiftit në vendbanimin Lapir, në korrik të vitit të kaluar, në një qytet, 45 mila në veriperëndim të Detroitit.

Të tre qentë sulmues më vonë janë vrarë.

Valbona Lucaj e lindur në Shqipëri, dhe Sebastiano Quagliata, i lindur në Itali, mund të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara, pasi t’i vuajnë dënimet.

XS
SM
MD
LG