Ndërlidhjet

Rusi: Sulmohet gazetari opozitar


Ilustrim
Ilustrim

Kryeredaktori i faqes opozitare në Internet, Asia-Russia Today, Yevgeny Khamaganov, është rrahur nga sulmues të panjohur.

Ky sulm ka ndodhur pardje në qytetin, Ulan-Ude, në pjesën juglindore të Siberisë në Rusi.

Mbështetës të tij thanë se ai është pranuar në spital me qafë të thyer.

Sipas tyre, ky ishte sulm i motivuar politikisht dhe se është kryer pas disa kërcënimeve paraprake.

Khamaganov, anëtar i partisë opozitare, Yabloko, është i njohur për artikujt e tij me tone kritike ndaj politikave të qeverisë federale dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG