Ndërlidhjet

logo-print

Jemen: Forcat proqeveritare e morën kontrollin në një aeroport


Pamje nga shkatërrimet nga lufta në Jemen

Pamje nga shkatërrimet nga lufta në Jemen

Forcat e Jemenit, që po luftojnë kundër kryengritësve shiitë huthi në pjesën jugore të këtij vendi, thonë se e kanë marrë kontrollin ndaj aeroportit ndërkombëtar në qytetin Aden.

Qeveria në ekzil tha se luftimet e ashpra kanë vazhduar në gjithë qytetin-port strategjik të Adenit, pasi armëpushimi humanitar, që kishte për qëllim dërgimin e ndihmave, u shkatërrua gjatë ditës së djeshme.

Forcat lojale ndaj presidentit, Abd-Rabbu Mansur Hadi, po ashtu, e kanë marrë lagjen qendrore të qytetit, Khormaksar.

Agjencia AP ka raportuar se ky avancim ishte goditje madhore për kryengritësit, që janë detyruar të tërhiqen në pjesët periferike të qytetit.

XS
SM
MD
LG