Ndërlidhjet

Hungari: Demonstratë kundër murit për imigrantët


Pjesëtarët e ushtrisë së Hungarisë duke u përgatitur për ndërtimin e murit në kufirin me Serbinë

Pjesëtarët e ushtrisë së Hungarisë duke u përgatitur për ndërtimin e murit në kufirin me Serbinë

Mijëra njerëz, mbrëmë vonë, kanë demonstruar në kryeqytetin Budapest në Hungari, kundër murit kundërthënës, i cili po ndërtohet përgjatë kufirit me Serbinë, me synimin që ta ndalë depërtimin e imigrantëve ilegalë.

Demonstrata është organizuar nga grupet civile, ndërsa protestuesit kanë mbajtur parulla ku shkruante “Jezu Krishti ishte imigrant, po ashtu” dhe “shoku im më i mirë është imigrant”.

Më 13 korrik, autoritetet e Hungarisë e kanë filluar punën në ndërtimin e murit në periferi të qytetit Moraholom, që është 180 kilometra në jug të Budapestit.

Muri parashihet të jetë i gjatë 175 kilometra.

Deri tash këtë vit, në Hungari janë regjistruar 78,190 imigrantë ilegalë, ndërsa shumica prej tyre kanë hyrë nga Serbia.

XS
SM
MD
LG