Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Sauditët ta ndalin luftën në Jemen


Barack Obama në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë

Barack Obama në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka biseduar mbrëmë me telefon me Mbretin Salman të Arabisë Saudite, dhe ka kërkuar ndaljen e luftimeve në Jemen.

Kjo kërkesë u bë disa orë pasi lojalistët e mbështetur nga sauditët e rimorën kontrollin ndaj aeroportit në qytetin-port, Aden.

Luftimet për këtë port strategjik ishin përshkallzuar përkundër armëpushimit humanitar, i shpallur javën e kaluar, për lejiminin e hyrjes së ndihmave ushqimore për miliona njerëz, që janë pothuajse në gjendje të urisë.

Zoti Obama ka theksuar “rëndësinë e sigurimit që kjo ndihmë të arrijë te të gjitha palët e konfliktit në Jemen”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë disa herë ka kërkuar përfundimin e konfliktit në të cilin Arabia Saudite e udhëheq koalicionin, që ndërmerrë sulme ajrore kundër kryengritësve shiitë huthi, që mbështeten nga Irani, rival rajonal i Arabisë Saudite.

Aeroporti i Adenit ishte nën kontrollin e kryengritësve prej muajit mars të këtij viti.

XS
SM
MD
LG