Ndërlidhjet

Rusi: Nuk lejohet përmendorja në vendin ku u vra Nemtsovi


Fotgrafia e Boris Nemtsovit dhe lule në urën në Moskë ku ai është vrarë
Fotgrafia e Boris Nemtsovit dhe lule në urën në Moskë ku ai është vrarë

Zyrtarët e Moskës dje e kanë refuzuar një propozim, që të ndërtohet një përmendore përkutjimore për politikanin opozitar, Boris Nemtsov, në urën ku ai ishte vrarë.

Një monument i tillë “nuk do të ishte përkujtim për njeriun, por për vetë vrasjen dhe a na duhet kjo”, tha shefi i komisionit i qeverisë së qytetit, Lev Lavrenov.

I ndjeri Nemtsov, ish-kryeministër, që ishte shndërruar në kritik të ashpër të presidentit, Vladimir Putin, ishte qëlluar për vdekje në fund të muajit shkurt të këtij viti, në një urë që çon deri në Sheshin e Kuq në Moskë.

Mbështetësit e tij, që e kanë paraqitur këtë propozim, e kanë dënuar vendimin për refuzimin e tij, raporton agjencia Interfax.

Vrasësit e dyshuar janë arrestuar, por hetuesit nuk e kanë identifikuar organizatorin kryesor.

E bija, Zhana Nemtsova, për vrasjen e babait të saj e ka fajësuar propagandën zyrtare, që e demonizon çdokend që e kritikon presidentin, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG