Ndërlidhjet

FMN: Ndihma e fundit nuk e zgjidhë krizën greke


Një studim i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se Greqisë i duhet ndihmë shumë më e madhe se sa ajo që liderët evropianë janë shprehur të gatshëm për ta dhënë.

Kjo tërheqje e vërejtjes së hidhur nga FMN-ja, ka dalur në opinion, derisa kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, po zhvillon betejë për t’i bindur ligjvënësit e pakënaqur majtistë nga partia e tij, që t’i miratojnë masat e kursimit dhe reformat ekonomike, për sigurimin e ndihmës së re prej 86 miliardë eurosh.

Studimi i FMN-së thotë se çrregullimi financiar i Greqisë është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme dhe vendet evropiane duhet t’i japin Greqisë një periudhë të kthimit 30 vjeçare për të gjitha borxhet e saj evropiane, përfshirë kreditë e reja.

“Borxhi i Greqisë tash mund të bëhet i qëndrueshëm nëpërmjet masave të lehtësimit të borxhit, që shkojnë shumë përtej asaj që Evropa ishte e gatshme ta shqyrtoj”, tha FMN-ja.

Kjo analizë me gjasë do ta ashpërsoj debatin në Gjermani, lidhur me atë se a duhet dhënë Greqisë më tepër para, derisa nga shumë njerëz në Athinë, kjo do të shihej si legalizim i thirrjes së qeverisë për lehtësime gjithpërfshirëse të borxhit”.

XS
SM
MD
LG