Ndërlidhjet

Kinë: Dëbohen gjashtë shtetas britanikë


Ilustrim
Ilustrim

Ambasada e Britanisë në Pekin ka njoftuar se gjashtë shtetas britanikë, që mbahen në pjesën veriore të Kinës, me gjasë do të dëbohen së shpejti.

Nuk është e qartë se për çfarë arsye ata mbahen të arrestuar.

Ata janë pjesë e një grupi prej 20 vetësh të arrestuar më 10 korrik.

Organizata humanitare afrikane, Gift of the Givers, që përbëhet nga shtetasit e Afrikës Jugore, Britanisë dhe Indisë, kishte njofutar se grupi ishte arrestuar kur kishte ateruar në aeroportin, Ordos.

Kjo organizatë thotë se autoritetet kineze “kanë sugjeruar se disa pjesëtarë ishin të ndërlidhur me një grup terrori, dhe se kishin shikuar video propaganduese në dhomën e tyre të hotelit”.

Organizata tha se ata ishin turistë, përfshirë disa mjekë dhe biznesmenë, që nuk kanë lidhje me grupet e terrorit.

XS
SM
MD
LG