Ndërlidhjet

Gjermani: Ish-rojtari nazist u dënua me katër vjet burg


Oskar Groening duke e dëgjuar vendimin e sotëm të gjykatës

Oskar Groening duke e dëgjuar vendimin e sotëm të gjykatës

Një gjykatë në Gjermani e ka dënuar me katër vjet burg ish-rojtarin nazist, Oskar Groening.

Gjykata në qytetin verior gjerman, Luneburg, tha sot se ky person, i njohur si “kontabilisti i Aushvicit”, ishte kontribues në vrasjen e së paku 30 mijë hebrenjëve në vitin 1944.

Ish-oficeri nazist, Groening, i cili e ka pranuar “fajësinë morale” ishte përgjegjës për mbledhjen e gjërave të të arrestuarve, pasi ata silleshin në kamp dhe për dërgimin e parave të tyre në zyrat e SS-it në Berlin.

Më se 1 milion njerëz, shumica prej tyre hebrenjë evropianë, janë vrarë në periudhën 1940 – 1945 në kampin Aushvic – Birkenau në Poloninë e okupuar, para se ai të çlirohej nga ushtarët sovjetikë.

XS
SM
MD
LG