Ndërlidhjet

logo-print

Schulz: Marrëveshja e Serbisë me Kosovën – element i rëndësishëm


Martin Schulz

Martin Schulz

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se shpreson se kapitujt në negociatat për pranim në Bashkimin Eropian mund të fillojnë në tetor, pasi do të arriheshin marrëveshje me Kosovën.

“Shpresoj se ne shumë më herët do të arrijmë marrëveshje të caktuara me Prishtinën dhe qysh në shtator do të rekomandohet, ndërsa në tetor të hapen kapitujt”, u tha Vuçiq sot gazetarëve në Beograd, pas takimit me kryetarin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

Mëtutje, ai është shprehur se “plotësisht jam i bindur se para përfundimit të vitit do t’i hapim kapitujt”.

Mëtutje, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se nga zoti Schulz ka kërkuar mbështetje të Parlamentit Evropian dhe të Bashkimit Evropian për stabilizimin e gjendjes në Ballkan.

Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, tha se hapja e kapitujve varet nga shumë gjëra, e jo vetëm nga nënshkrimi i marrëveshjes me Kosovën, por ka theksuar se ky është “element i rëndësishëm”.

XS
SM
MD
LG