Ndërlidhjet

logo-print

Ministrat Fabius dhe Gabriel do të vizitojnë Iranin


Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius dhe homologu i tij iranian Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius dhe homologu i tij iranian Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius ka thënë se ka pranuar ftesën për të vizituar Iranin, pasi Teherani dhe fuqitë botërore arritën marrëveshje për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Fabius i ka thënë një radio franceze se homologu i tij iranian, Mohammad Javad Zarif e ka “ftuar” atë që të vizitojë Teheranin.

“I thash që do të shkoj në Iran”, ka thënë Fabius, duke mos dhënë detaje për datën e vizitës.

Ndërkaq, agjencia e lajmeve Reuters duke u thirrur në burimet e veta, njofton se ministri gjerman i Ekonomisë, Sigmar Gabriel po planifikon që të vizitojë Teheranin më 19 korrik.

Zëdhënësja e Ministrisë ka thënë se vizita për në Iran është duke u shqyrtuar, duke mos dhënë detaje të tjera.

XS
SM
MD
LG