Ndërlidhjet

Caktohet data e gjykimit për aktivistët në Baku


 Leyla dhe Arif Yunus
Leyla dhe Arif Yunus

Më 27 korrik do të fillojë gjykimi kundër aktivistëve për të drejtat e njeriut nga Azerbajxhani, Leyla dhe Arif Yunus.

Kështu ka thënë gjykatësi në seancën dëgjimore, e cila është mbajtur afro një vit pasi aktivistët janë burgosur, teksa mbështetësit e tyre thonë se akuzat janë të motivuara politikisht.

Leyla, 59 vjeç dhe burri i saj Arif 60 vjeç, janë në mesin e disa aktivistëve, gazetarëve dhe kritikëve të qeverisë të cilët janë të burgosur në Azerbajxhan, në shtetin që grupet e të drejtave të njeriut thonë se Presidenti Ilham Aliyev ka nisur një fushatë për të mbytur zërat mospajtues.

Çifti Yunus po akuzohen për tradhëti, mashtrim, falsifikim, envazion fiskal dhe aktivitete të paligjshme biznesore. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë se çifti ka qenë i përfshirë në shpërndarjen e informacioneve të klasifikuara për agjentët në Armeni, i cili është shtet armik për Azerbajxhanin.

Leyla dhe Arifi mohojnë akuzat dhe thonë se ato janë të motivuara politikisht.

Leyla është themeluese dhe udhëheqëse e organizatës Instituti për Paqe dhe Demokraci në Baku dhe është zë kritik për të shkeljet e të drejtave të njeriut.

Ndërkaq, Arif është historian i njohur dhe hulumtues i konfliktieve nëpër rajonin e Kaukazit.

XS
SM
MD
LG