Ndërlidhjet

Udhëheqësi i talebanëve i mbështetë bisedimet e paqes


Ilustrim

Ilustrim

Lideri i talebanëve të Afganisanit i ka quajtur bisedimet për paqe me qeverinë afgane si “të ligjshme”, duke thënë se qëllimi i tyre është “t’i jepet fund okupimit” nga forcat e huaja.

Kjo deklaratë për media e Mullah Mohammad Omar shënon një ndryshim nga qëndrim tradicional të udhëheqjes së talebanëve, se nuk mund të ketë bisedime kuptimplotë derisa të gjitha forcat e huaja ushtarake nuk largohen nga toka afgane.

Gjithashtu është komenti i parë për procesin e paqes nga Mullah Omar që prej se zyrtarët afganë dhe përfaqësuesit e talebanëve janë takuar në bisedimet e para zyrtare këtë muaj në Pakistan.

Edhe pse Mullah Omar nuk i ka përmendur bisedimet e paqes që janë mbajtur më 7 korrik në Murree të Pakistanit, deklarata e tij ka hequr dyshimet se këto bisedime nuk kanë mbështetjen e udhëheqësisë së talebanëve.

XS
SM
MD
LG