Ndërlidhjet

Raportohet se janë vrarë 8 ushtarë ukrainas


Ushtarë ukrainas, foto nga arkivi
Ushtarë ukrainas, foto nga arkivi

Ukraina thotë se në rebelët e mbështetur nga Rusia, kanë nisur një prej sulmeve më të ashpëra në lindje të vendit, që prej se është nënshkruar marrëveshja e armëpushimit në muajin shkurt, në Minks të Bjellorusisë.

Në 24 orët e fundit raportohet se janë vrarë 8 ushtarë ukrainas dhe janë plagosur 16 të tjerë.

Këshilli i Sigurisë i Ukrainës ka thënë sot se “tre ditët e fundit kanë ndodhur bombardimet më intensive në territorin ukrainas që prej se është nënshkruar marrëveshja e Minskut”.

Në deklaratë thuhet se rebelët kanë bombarduar pozicionet ukrainase me topa por nuk kanë dhënë detaje se në çfarë vendi kanë ndodhur këto bombardime.

“Ngjarjet e fundit janë dëshmi për tentimin e radhës të Rusisë që të shkelë marrëveshjen e Minkut dhe të rifillojë aktivitetin e saj ushtarak”, thuhet tutje në deklaratë.

Forcat qeveritare ukrainase dhe rebelët pro-rusë e akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.

Më shumë se 6,500 njerëz janë vrarë që prej se kanë filluar filluar luftimet në prill të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG