Ndërlidhjet

Shqipëria dhe Greqia janë dy vende aleate, miq dhe me të ardhme të përbashkët. Ky ka qenë mesazhi i bashkëpunimit mes ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias dhe ministrit shqiptar Ditmir Bushati në konferencën e tyre të përbashkët për shtyp.

Ministri jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, tha mes të tjerash se bashkëpunimi mes dy vendeve është i rëndësishëm.

“Ne kemi çështje të hapura, që dëshirojmë t’i zgjidhim mes nesh, por nëse nuk arrijmë, ne do t’iu drejtohemi strukturave ndërkombëtare, sipas të gjitha normave ligjore të së drejtës ndërkombëtare.”

I pyetur për çështjen e kufijve detarë mes dy vendeve, ministri Bushati tha:

“Zgjidhja e kësaj çështje, do të jetë një zgjidhje që do të vijë në rradhë të parë nga ekspertët dhe teknicienët. E drejta ndërkombëtare dhe fryma europiane, na orienton drejt instrumentave dhe zgjidhjes së duhur”.

Për krizën financiare në Greqi, ministri Bushati tha:

“Ne duam që situata e krizës të kalojë sa më shpejt, jo vetëm se Greqia është fqinji ynë, por sepse kemi shtetas shqiptar që punojnë, jetojnë dhe kontribuojnë për të ardhmen e këtij vendi”.

Gjithashtu, ministri Bushati ka përshëndetur vizitën e zotit Kotzias në Kosovë, duke e parë si një hap drejt njohjes së Republikës së Kosovës.

Ndërsa ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias, përmendi marërdhënien e mirë që dy vendet kanë mes tyre :

“Vizita do të përbëjë hapa të mëdhenj në miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy popujve dhe mes nesh. Kemi nënshkruar tre marrëveshje, do të nënshkruhet një memorandum i ri i miqësisë mes dy vendeve", tha ministri Kotcias.

I pyetur për ligjin e luftës që ekziston mes dy vendeve, ai është përgjigjur se :

“Ne nuk besojmë se ekziston një ligj lufte me Shqiëprinë. Bashkëpunimi që kemi në Nato-n, na bën vende partnerë, aleate.”

Për pronësinë e popullatës shqiptar came në Greqi, ai tha:

"Çdo shtetas shiptarë që ka problem me pronësinë në shtetin grek, t’u drejtohet gjykatave të Greqisë. Ne duhet të mësojmë nga historia, mos të përsërisim gabime të së shkuarës, e mos të burgosemi nga historia. Ne duam të ndërtojmë të ardhmen me Shqipërinë”.

Ministri i jashëtm grek Nikos Kotzias do të takohet me personalitetet më të larta të vendit, presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani, kryetarin e parlamentit Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës Lulëzim Basha.

XS
SM
MD
LG