Ndërlidhjet

logo-print

Mediat saudite: Marrëveshja e Iranit, sulm ndaj interesave arabe


Ilustrim

Ilustrim

Mediat në Arabinë Saudite e kanë kundërshtuar marrëveshjen bërthamore që është arritur ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, përmes karikaturave, duke e cilësuar atë si ofendim ndaj interesave arabe, ndërkaq kolumnistët kanë shkruar se Teherani duhet të fokusohet në planet e saj bërthamore në vend se të mbështesë milicitë rajonale.

Reagimi zyrtar i Arabisë Saudite ishte shumë i shkurtër duke thënë se ata e mirëpresin arritjen e marrëveshjes e cila garanton se Irani nuk do të ndërtojë armë bërthamore.

Por privatisht, zyrtarët sauditë kanë shprehur frikën e tyre se Irani pasi të jetë liruar nga presioni i sanksioneve ekonomike mund të ketë më shumë liri dhe fonde për të mbështetur aleatët e saj në rajon të cilët kundërshtojnë Riadin zyrtar.

Një zyrtar saudit i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se ai ka frikë se marrëveshja bërthamore e Iranit mund ta bëjë Lindjen e Mesme më të rrezikshme, teksa Riadi e akuzon qeverinë iraniane për trazirat në Jemen, Siri dhe Irak.

Kolumnisti i gazetës al-Jazirah, Jasser al-Jasser ka shkruar një artikull me titullin “Irani terrorist në vend të Iranit bërthamor”, duke shprehur frikën se marrëveshja e arritur do t’i lejojë Teheranit që të mbështesë milicitë Shiite dhe militantët.

XS
SM
MD
LG