Ndërlidhjet

Obama do të vizitojë sot një fis indigjen në Oklahoma


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama do të flas për mundësitë e rritjes ekonomike, gjatë vizitës që do t’i bëjë sot njëri prej fiseve më të mëdha indiane në Amerikë.

Kombi Choctaw në Oklahoma, do të jetë ndalesa e parë e Obamas sot, përderisa ai ka planifikuar që të qëndrojë në këtë shtet në dy ditët e ardhshme, raporton AP.

Me rreth 200,000 anëtarë, Kombi Choctaw është fisi i tretë më i madh i amerikanëve vendas.

Në programin e administratës së presidentit Obama, komunitetet fisnore që jetojnë në zonat urbane dhe rurale do të ketë përparsi nëse aplikojnë në grantet federale. Ata gjithashtu gëzojnë edhe benificione të tjera dhe asistencë nga qeveria.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest ka thënë se Kombi Choctaw e ka përdorur asistencën qeveritare në mënyrë që të krijojë mundësi të reja ekonomike për komunitetin e saj.

Në Oklahoma gjatë vizitës së tij, presidenti Obama gjithashtu do të fokusohet që ta bëjë sistemin juridik më të drejtë. Ai po ashtu do të bëhet presidneti i parë i SHBA-së që do të vizitojë një burg federal.

XS
SM
MD
LG