Ndërlidhjet

Tsipras përballet me pakënaqësi brenda Syrizas për reformat


Kryeministri grek Alexis Tsipras në parlamentin grek
Kryeministri grek Alexis Tsipras në parlamentin grek

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras po përballet me rritje të pakënaqësisë së anëtarëve të partisë së tij, përapa votimit në Parlament të projektligjit për reformat shtrënguese të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë, në mënyrë që Athina të dalë nga kriza ekonomike.

Liderët e eurozonës i kanë bërë presion Tsipras që të pranojë që të shkurtojë shpenzimet publike, masa këto që votuesit grekë i refuzuan në referendumin e mbajtur më 5 korrik.

Ligjvënësit grekë do të debatojnë për refromat në mbrëmjen e sotme dhe pritet që të mbështesin projektligjin për reformat e kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë, pas arritjes së marrëveshjes më 13 korrik.

Por masat shtrënguese dhe ekonomia e lirë e tregut bien ndesh me politikat e partisë së krahut të majtë Syriza, të kryeministrit Alexis Tsipras.

Një numër i madh i deputetëve nga partia Syriza pritet që të votojnë kundër reformave.

XS
SM
MD
LG