Ndërlidhjet

Vritet një grua nga shkëmbimi i zjarrit në Kashmir


Policia kufitare indiane pranë kufirit me Pakistanin
Policia kufitare indiane pranë kufirit me Pakistanin

Një grua është vrarë si pasojë e shkëmbimit të zjarrit në mes të trupave indiane dhe pakistaneze në rajonin e kontestuar të Himalajeve në Kashmir.

Të paktën edhe 4 persona të tjerë janë plagusur, në anën e kontrolluar nga indianët thonë zyrtarët.

D.Parekh, një zyrtar i lartë në Forcat Kuftiare të indisë, ka thënë se trupat pakistaneze kanë hedhur mortaja dhe kanë vrarë një grua dhe kanë plagosur tre civilë, ndërkaq njëra prej mortajave ka shpërthyer pranë një fshati në brezin kufitar.

Ai ka thënë se incidenti ka filluar kur trupat pakistanze kanë shtënë në ushtarët paramilitarë të cilët po bënin roje në vijën kufitare në zonën e Pargëalit. Trupat indiane, sipas Parekh janë munduar të evakuojnë trupat e tyre.

Pakistani dhe India kanë akuzuar njëri-tjetrin se kush ka filluar të shtënat.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi është planifikuar që të vizitojë këtë rajon pas dy ditësh.

Pakistani dhe India shpesh shkëmbejnë zjarr në kufirin de fakto në Kashmir.

XS
SM
MD
LG