Ndërlidhjet

logo-print

Putin kritikon homologun finlandez


Presidenti rus Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin

Rusia thotë se presidenti Vladimir Putin ka kritikuar ashpër homologun e tij finlandez për shkak se Helsinki zyrtar ka ndaluar udhëtimin e disa zyrtarëve rusë në Finland.

Finlanda më herët gjatë këtij muaji, ia ka pamundësuar udhëtimin e kryetarit të Dumës ruse, Sergei Naryshkin dhe pesë delegatëve të tjerë rusë në Helsinki për të marrë pjesë në seancën vjetore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Pasi Putini dhe presidenti finlandez Sauli Niinisto kanë biseduar përmes telefonit sot, Kremlini thotë se presidenti rus “vuri në dukje pasaktësitë ligjore” të këtij vendimi.

Përveç kësaj, shtoi ai se “Rusia dhe Finlanda do të mundohen të menaxhojnë përpjekjet e tyre të përbashkëta për të ruajtur marrëdhëniet fqinjësore dhe miqësore”.

Marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin kanë rënë në pikën më të ulët që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, për shkak të krizës në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG