Ndërlidhjet

Hammond: Asnjë marrëveshje me Iranin s’do të mirëpritej nga Izraeli


Philip Hammond

Philip Hammond

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Philip Hammond ka thënë sot në Parlament se Izraeli nuk do të kënaqej me çfarëdo marrëveshje që do të arrihej me Iranin, duke iu përgjigjur kështu kritikave për marrëveshjen e arritur në mes të Teheranit dhe fuqive botërore, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

“Pyetja që duhet të bëni është se çfarë lloj marrëveshjeje do ta mirëpriste Tel Avivi. Përgjigja sigurisht është që Izraeli nuk do asnjë marrëveshje me Iranin”, tha Hommond.

“Izraeli do një shtet të përhershëm dhe unë nuk besoj se kjo është në interes të rajonit. Nuk besoj se është interesi jonë”, tha Hammond.

XS
SM
MD
LG