Ndërlidhjet

Arrestohet ligjvënësi kirgiz për marrje të rryshfetit


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet kirgize thanë se një ligjvënës është arrestuar nga policia pasi është zënë duke marrë rryshfet në vlerë prej 100,000 dollarësh.

Zëdhënësi i Komitetit Shtetëror për Siguri Kombëtare, Rakhat Sulaimanov, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se ligjvënësi Khajimurat Korkmazov dyshohet se ka zhvatur 200,000 dollarë nga familjarët e ish-ligjvënësit Nariman Tuleev, i cili në vitin 2013 është dënuar për korrupsion.

Sulaimanov tha se Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka filluar hetimet dhe Korkmazov është duke u akuzuar për korrupsion, zhvatje parashë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Korkmazov 62 vjeç është gjeneral i policisë dhe anëtarë i partisë Ata-Jurt.

XS
SM
MD
LG